Ndihmat nga bota arabe për Palestinën shënuan rënie me 85 për qind

ndihmat-nga-bota-arabe-per-palestinen-shenuan-renie-me-85-per-qind

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të Palestinës, thuhet se ndihmat nga vendet arabe vitin e kaluar për buxhetin e Palestinës kanë mbetur në nivelin prej 40 milionë dollarë

Në vitin 2020 ndihmat nga bota arabe për Palestinën shënuan rënie me 85 për qind më pak në krahasim me një vit më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të Palestinës, thuhet se ndihmat nga vendet arabe vitin e kaluar për buxhetin e Palestinës kanë mbetur në nivelin prej 40 milionë dollarë.

Sipas kësaj, ndihmat e vendeve arabe të cilat në vitin 2019 ndihmuan Palestinën me 265.5 milionë dollarë, u pakësuan me 84.9 për qind në vitin 2020.

Arabia Saudite, vendi kryesor që ka shkurtuar më shumë ndihmat për Palestinën

Njoftohet se pjesa më e madhe në rënien e përmendur i takon Arabisë Saudite e cila shkurtoi ndihmën e saj për administratën palestineze me 81.4 për qind.

Qeveria e Rijadit e cila në vitin 2019 dha një ndihmë prej 174.7 milionë dollarë, thuhet se vitin e kaluar ajo dha një ndihmë prej 32.5 milionë dollarë.

Në mesin e vendeve që ndihmojnë Palestinën janë edhe Katari, Omani dhe Algjeria.

Ministri palestinez i Financave, Shukri Bishara, në një deklaratë vitin e kaluar tha se “disa vende vëllazërore kanë pezulluar ndihmat e tyre për Palestinën pa treguar ndonjë arsye”.

Ndihmat ndaj Palestinës nga e gjithë bota, përpara vitit 2015 arritën në 1 miliard dollarë ndërsa në vitin 2019 shënuan rënie në 538.3 milionë dollarë dhe në vitin 2020 në 369.7 milionë dollarë.

Administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump, e cila nënshkroi vendime të diskutueshme të tilla si transferimi i ambasadës amerikane në Izrael në Kuds, ndërprerja plotësisht e ndihmës financiare për Agjencinë Humanitare të OKB-së për Refugjatët Palestinezë, doli në pah së fundmi me të ashtuquajturën plani i paqes për Lindjen e Mesme të emërtuar si “Marrëveshja e Shekullit” dhe me përpjekjet e saj për t‘i bërë vendet arabe që të pranojnë normalizimin me Izraelin.

Trump i cili paraqiti një qëndrim pro-izraelit, u bëri thirrje vendeve të pasura që të ndërpresin ndihmën financiare për palestinezët.

The post Ndihmat nga bota arabe për Palestinën shënuan rënie me 85 për qind appeared first on Mesazhi.com.