Naim Tërnava operohet jashtë vendit, kjo është gjendja e tij shëndetësore

naim-ternava-operohet-jashte-vendit,-kjo-eshte-gjendja-e-tij-shendetesore

Lajmin se myftiu e ka kaluar me sukses operacionin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, Sekretar i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu.

“Myftiu para disa ditëve ka pasur një intervenim të lehtë kirurgjik, të cilin e ka kaluar me sukses”, thotë Sadriu.

E Myftiu Tërnava i është kthyer normalitetit dhe është duke ushtruar detyrën e tij thuhet tutje në përgjigje e Sadriut.

Kujtojmë që Tërnava (60) është zgjedhur katër herë radhazi Myfti i Kosovës, post të cilin e mbanë që nga viti 2003.  Ai edhe më herët ka pasur probleme shëndetësore kur edhe ishte operuar dy vite më parë.