Nafaka, bereqeti…cilat janë përfitimet nga falja e namazit të natës?

nafaka,-bereqeti…cilat-jane-perfitimet-nga-falja-e-namazit-te-nates?

Në këtë artikull, do t’i theksojmë10 përfitime të mrekullueshme
nga falja e namazit të natës…

1. Namazi i natës është ndjekje e sunetit (praktikës) së Muhamedit (savs), i cili kurrë nuk e ka lënë pa e falë.

2. Për shkak të faljes së namazit të natës, lutjet (duatë) do të pranohen (kabul).

3. Namazi i natës është mënyrë për tu falur mëkatet tuaja.

4. Namazi i natës e rrit furnizimin dhe bereqetin.

5. Namazi i natës i jep dritë fytyrës dhe shpirtit tuaj.

6. Lutja e natës ndihmon në luftimin e zakoneve të këqija dhe pasioneve.

7. Namazi i natës njeriun e afron tek Allahu i Plotfuqishëm.

8. Namazi i natës e zgjon në zemër dashurinë për ahiretin.

9. Namazi i natës e zbut zemrën e ngurtë dhe njeriun e bën të pendohet para Allahut.

10. Namazi i natës ndihmon në leximin e Kuranit dhe e forcon atë që është mësuar përmendsh.

Për namazin vullnetar të natës, Muhamedi (savs) ka thënë: “O njerëz, jepni selam, ndajeni ushqimin dhe faluni natën, derisa njerëzit e tjerë janë në gjumë, do të hyni në xhenet në paqe.”(Tirmidhiu)

Gjithashtu, Pejgamberi (savs), ka thënë: “Namazi më i mirë, pas farzeve, është namazi vullnetar i natës (kijamu-l-lejl).” (Muslimi)

Namazi i natës është më së miri të falet në të tretën e fundit të natës dhe falet dy nga dy rekate.

Shkruan: Nedim Botić;

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)