Mustafa pas takimit me Lajçak: Integriteti territorial i Kosovës është i pa negociueshëm

mustafa-pas-takimit-me-lajcak:-integriteti-territorial-i-kosoves-eshte-i-pa-negociueshem

Kryetari i dorëhequr i LDK-së me këtë rast falënderoi diplomatin sllovak për bashkëpunimin dhe e njoftoi rreth qëndrimit të LDK-së për procesin e dialogut me Serbinë.

“Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstruktiv, që do të sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm. Orientimi ynë mbetet ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me aleatët tonë perëndimorë”, u shpreh Mustafa.

Lajçak ndodhet për vizitë treditore në Kosovë gjatë së cilës ai është takuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe me liderë të partive politike. Pas përfundimit të vizitës, diplomati sllovak do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi dhe Serbi. /Lajmi.net/