Mustafa e pranon rezultatin e zgjedhjeve, paralajmëron ndryshime në LDK

mustafa-e-pranon-rezultatin-e-zgjedhjeve,-paralajmeron-ndryshime-ne-ldk

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka reaguar pas rezultateve të dobta që ky subjekt politik ka treguar në zgjedhjet e sotme.

Mustafa është shprehUr se e respekton rezultatin e zgjedhjeve dhe se ditët në vijim do të bëjnë një analizë të thellë të zgjedhjeve, shkruan lajmi.net.

Ai ka përgëzuar Hotin për punën në fushatë dhe si kryeministër.

Kreu i LDK-së ka paralajmëruar se LDK do të bëjë ndryshimet e nevojshme, duke paralajmëruar kështu një dorëheqje të mundshme të paralajmëruar dhe të raportuar nga mediat.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq të nderuar
Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve.
Z. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës.
Çfardo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve.
Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin.
IM. 

The post Mustafa e pranon rezultatin e zgjedhjeve, paralajmëron ndryshime në LDK appeared first on Mesazhi.com.