Musliu: Qeveria mund të fillojë rishikimin e pasurisë time

musliu:-qeveria-mund-te-filloje-rishikimin-e-pasurise-time

Miratimin e këtij koncept dokumenti e ka mirëpritur deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, e cila ka deklaruar se Qeveria mund të fillojë prej rishikimit të pasurisë së saj.

Ajo ka thënë se nuk i pengon rishikimi i pasurisë së saj.

“Le të fillojnë nga unë, le të rishikojnë pasurinë time.Unë nuk kam asnjë pengesë prej kësaj, por mënyra se si i qasen kësaj, në mënyrë kërcënuese e propaganduese, kjo tregon se ata janë të pazotë. Një Ligj i tillë është i domosdoshëm. Kjo iniciativë është marrë në kohën kur ministër ka qenë Abelard Tahiri.Fati e deshi që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe ka ngecur”, ka thënë ajo në T7.

Musliu ka deklaruar se Qeveria Kurti po bënë shumë zhurmë për projektligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme për të mbuluar skandalet e saj.“Pse qeveria propagandon ?, se donë të mbulojë pazotësinë e saj në fushat tjera. Të vetmen arsye që e shoh te zhurma për këtë projektligj është mbulimi i skandaleve që po bëhen nga Qeveria Kurti”, ka shtuar ajo.