Muslimanët zviceranë dënojnë propozimin për ndalimin e nikabit, gjersa po afrohet referendum

muslimanet-zvicerane-denojne-propozimin-per-ndalimin-e-nikabit,-gjersa-po-afrohet-referendum

Numri i grave që mbajnë nikab (mbulesë fytyre) në Zvicër nuk është i lartë mirëpo në javën që vjen pritet të mbahet referendum me anë të cilit populli zviceran do të vendosë për apo kundër bartjes së mbulesës së fytyrës në publik e që me këtë duket se shënjestër janë gratë që bartin nikabin.

Gratë muslimane të cilat bartin nikabin thonë se nikabi është zgjedhje personale e me të cilën ndihen më mirë, më te sigurta dhe se është një akt adhurimi për to.

Ligji i propozuar nga partia e djathtë Egerkinger Komitee në bashkëpunim me Partinë Popullore Zvicerane (SVP) urdhëron që askush të mos e mbulojë fytyrën e tij në publik dhe se askush nuk lejohet te detyrojë dikë të mbulojë fytyrën e tij bazuar nga gjinia.

Në vitin 2017 ky grup mblodhi 100.000 nënshkrime për të shtyrë çështjen drejt një referendum i cili pritet të mbahet tani me 7 mars.

Sondazhet në mediat lokale presin që ligji të miratohet ndërsa minoriteti musliman në Zvicër besojnë se me këtë do të veçohen nga tjerët. /Mesazhi.com

The post Muslimanët zviceranë dënojnë propozimin për ndalimin e nikabit, gjersa po afrohet referendum appeared first on Mesazhi.com.