Mushkolaj: Veç Vjosa Osmani mund të shkruajë për Betejën e Koshares pa e përmendur UÇK-në

mushkolaj:-vec-vjosa-osmani-mund-te-shkruaje-per-betejen-e-koshares-pa-e-permendur-uck-ne

Mushkolaj ka thënë se vetëm Vjosa Osmani mund të shkruajë për betejën e Koshares pa e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Veç Vjosa Osmani mundet me shkru për Kosharen pa e përmend UÇK’në”, ka thënë Mushkolaj në facebook.

Veç Vjosa Osmani mundet me shkru për Kosharen pa e përmend UÇK’në 😡

Posted by Imer A. Mushkolaj on Friday, April 9, 2021

Osmani përmes një shkrimi në facebook kujtoi thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe përmendi Betejën e lavdishme të Koshares. Megjithatë në statusin e saj nuk u përmend fare UÇK-ja.

Ndërsa nga Presidenca, Bekim Kupina ka thënë se Osmani e ka përmendur UÇK-në në fjalimet e saj dhe nuk ka asnjë telashe.