Muja optimist: Vetëvendosje më 14 shkurt do të marrë 53.83 %, pa llogaritur votat e diasporës

muja-optimist:-vetevendosje-me-14-shkurt-do-te-marre-53.83-%,-pa-llogaritur-votat-e-diaspores

Muja ka pohuar se në këto llogaritje nuk kanë futur votat e diasporës.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Muja ka shkruar se votuesi ka vendosur kundër PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe.

Postimi i plotë:

Mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është 53.83%, pa përllogaritur votat e diaspores. Në mbrëmjen e 14 shkurt 2021 përfundon sundimi 20-30 vjeçar i klasës së stërvjetëruar politike – përgjegjëse për prapambetjen politike, shkatërrimin e ekonomisë së vendit, ikjen masive të të rinjëve dhe ngecjen në përspektiven evropiane.

Lëvizja për demokraci që do të shohim të dielen është ripërsëritje e vullnetit kolektiv për ndryshim, ngjashëm me vitet e 90-ta, lëvizjen për pajtimin e gjaqeve dhe luftës çlirimtare. Votuesi ka vendosur kundër PDK-LDK-Lista Serbe. /Lajmi.net/