MSH nuk siguron se Pfizer vjen në Kosovë, Bardiqi: Po pyesni sikur të ishim ne prodhuesi

msh-nuk-siguron-se-pfizer-vjen-ne-kosove,-bardiqi:-po-pyesni-sikur-te-ishim-ne-prodhuesi

Në konferencën për media ku ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, Bardiqi është përgjigjur prerë në këtë pyetje, shkruan lajmi.net.

“Nuk e di se është përmendur një sasi e vaksinave. Negociatat që ne i kemi bërë janë jam i sigurt që ju nuk keni qaje në këto dokumente”, ka thënë fillimisht ai.

Më pas gazetarja e pyet: A mund të në siguroni që vaksint e Pfizerit do të vijnë në Kosovë?

“Ajo çfarë ju kërkoni, është sikur të ishim ne prodhuesi. Kërkoj falje mirëpo nuk mund t’ua siguroj atë. Jemi optimist dhe kjo është në duar të prodhuesit dhe profesionalizmit që po e bën Komisioni”, është përgjigjur më pastaj ai. /Lajmi.net/