MSH i quan thashetheme raportimet se vaksinave do t’u del afati para përdorimit

msh-i-quan-thashetheme-raportimet-se-vaksinave-do-t’u-del-afati-para-perdorimit

“Ju lusim që të mos u japin rëndësi thashethemeve. Kosova ka 24,000 doza në administrim e sipër dhe tema që do t’i dalë afati ndonjë doze pa u përdorur është krejt e palogjikshme”, ka thënë Ministria.

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka thënë Klankosova.tv se secili kontingjent i vaksinave të dërguara ka afat të skadimit.

“Në secilin “batch” kontingjent të vaksinave pavarësisht prodhuesit ka afat të skadimit. Nga momenti i prodhimit është çështje muajsh. Vaksinat Pfizer, Moderna dhe AstraZeneca kanë afat rreth gjashtë muaj duke respektuar zinxhirin e ftohtë për paketime origjinale dhe në temperaturën adekuate”.

Vaksinat që erdhën në Kosovë janë prodhuar në muajin mars dhe kanë arritur në vend në po këtë muaj.