MPJ tregon se pse nuk i janë dërguar pakot me gjëra esenciale Jakup Krasniqit në Hagë

mpj-tregon-se-pse-nuk-i-jane-derguar-pakot-me-gjera-esenciale-jakup-krasniqit-ne-hage

Nga zyra për media e Ministrisë kanë bërë të ditur që janë duke punuar për të gjetur zgjidhje.

“Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka skaduar kontrata me operatorin për dërgimin e pakove jashtë vendit. Arsyet janë ligjore dhe lidhen me të kaluarën. MPJD-ja është duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje sa më të shpejtë”, thuhet në përgjigjen e MPJ për Kallxo.com.

Sot vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, ka akuzuar ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, që nuk ka lejuar të dërgohen pakot në Hagë për “inate personale”.

“Pakot me gjëra esenciale deri tash i kemi dërguar në dhomat e paraburgimit në Hagë, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme. Donika Shwarz, paska marr vendim që ato pako mos të dërgohen përmes Ministrisë së saj. Ajo duhet t’i lënë anash ose inatet personale ose ministrinë që aq dobët e udhëheq ose të përgjigjet për veprimet e saj”, ka shkruar ajo në Facebook.