MPB publikon numrin kontaktues për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth gjendjes së familjarëve

mpb-publikon-numrin-kontaktues-per-te-gjithe-ata-qe-kane-nevoje-per-informata-rreth-gjendjes-se-familjareve

Qeveria e Republikës së Kosovës ka themeluar qendrën operative për koordinim të komunikimit të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë me familjarët e bashkatdhetarëve të cilët udhëtonin me autobusin e linjës Frankfurt- Prishtinë.

Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe me institucionet e tjera, janë të angazhuar në menaxhimin sa më të efektiv të situatës dhe koordinimin e veprimeve për të lehtësuar komunikimin me familjarët në këto momente të vështira.

Numri i kontaktit për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth situatës apo gjendjes së familjarëve të tyre është: +383 (0) 38 200 76 000 ose email: [email protected]

Qeveria e Republikës së Kosovës bashkëndjenë me dhimbjen e familjeve të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik. Të lënduarit i sigurojmë se do t’u qëndrojmë afër deri në shërimin e plotë.

The post MPB publikon numrin kontaktues për të gjithë ata që kanë nevojë për informata rreth gjendjes së familjarëve appeared first on Mesazhi.com.