MPB-ja: Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare në Kosovë janë të kalueshme

mpb-ja:-te-gjitha-rruget-dhe-pikat-kufitare-ne-kosove-jane-te-kalueshme

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjendja nëpër rrugët e Kosovës është e mirë pavarësisht motit të ligë.

Ministria ka bërë sot përditësimin e të dhënave për gjendjen e rrugëve sipas të cilit të gjitha rrugët janë të kalueshme përveç rrugës Pejë-Kullë ku kërkohet kujdes duke kaluar me pajisje dimërore.Po ashtu, sipas njoftimit të MPB-së edhe pikat e kalimit kufitar janë të hapura dhe të qarkullueshme.

Moti i ftohtë dhe me reshje bore ditëve të fundit në Kosovë e ka vështirësuar qarkullimin nëpër rrugë.Për këtë arsye edhe Policia e Kosovës ka apeluar tek shoferët që të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe të përshtatet shpejtësia e lëvizjes me kushtet atmosferike.

The post MPB-ja: Të gjitha rrugët dhe pikat kufitare në Kosovë janë të kalueshme appeared first on Mesazhi.com.