Mot me diell, temperaturat deri në 17 gradë

mot-me-diell,-temperaturat-deri-ne-17-grade

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja.

Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta nuk parashihen të jenë të mira për shkak të presionit të lartë dhe ndotësve të ajrit të cilët do të mbesin në shtresa të ulëta të Troposferës.