Mot i keq në Itali, rrugët kthehen në lumenj, mbyllen shkollat për nesër

mot-i-keq-ne-itali,-rruget-kthehen-ne-lumenj,-mbyllen-shkollat-per-neser

Për Mbrojtjen Civile të këtij rajoni “alarmi është i kuq” dhe situata po përkeqësohet vazhdimisht. Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur si masë paraprake për ditën e nesërme.

Shiu pa u ndalur ka rënë më shumë në zonën e Catanias duke përmbytur rrugët. Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët. Kjo zonë ishte goditur më 11 shtator nga një stuhi që kishte shkaktuar 2 vdekje dhe 9 të plagosur.

Videot e përmbytjeve të shpërndara në rrjete sociale tregojë rrugët e kthyera në lumenj dhe makinat nën ujë.

Në fshatrat ku kultivohen agrume, toka nuk është më në gjendje të thithë ujin e tepërt dhe tani vetëm majat e pemëve kanë mbetur jashtë baltës. Dëmi aktualisht është i pallogaritshëm . “Nuk ka viktima apo të lënduar. Alarmi është i kuq”, thotë drejtori i departamentit rajonal të Mbrojtjes Civile Salvo Cocina.

Sipas autoriteteve, cikloni së shpejti pritet të lëvizë drejt jugut, ndaj edhe në qytetet e tjera kanë filluar të merren masa paraprake.