Molliqaj: Vjosa Osmani nuk është e rëndësishme për Albin Kurtin, ajo është e veç dobishme

molliqaj:-vjosa-osmani-nuk-eshte-e-rendesishme-per-albin-kurtin,-ajo-eshte-e-vec-dobishme

Sipas Molliqajt, në VV nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm, por vetëm të dobishëm sepse i rëndësishëm është vetëm një, duke aluduar në Kurtin.

“Nuk ka njerëz shumë të rëndësishëm në VV, është një i rëndësishëm tjerët të dobishëm”, është shprehur Molliqaj në T7.

“Si t’i vyen atij të rëndëisshmit, gjithkush është i dobishëm. Edhe Vjosa Osmani është e dobishme, jo e rëndësishme”.

“Nuk po them që Kurti s’e do Osmanin, por është e dobishme”.

Tutje, ai foli edhe për Haki Abazin, u sipas tij Abazi ishte i dobishëm në zgjedhjet e kaluara dhe ishte shndërruar në ikonë.

“Haki Abazi ishte i dobishëm në zgjedhjet i kaluar për shkak të kallxo, por nuk është më. Ndërsa në zgjedhjet e kaluara pati qenë ikonë”, ka thënë Molliqaj.

“Ne me të drejtë i themi (Kurtiti) lider suprem”, shtoi Molliqaj.