Molliqaj: Osmanin më nuk e pengojnë njerëzit e UÇK-së, por historia e UÇK-së

molliqaj:-osmanin-me-nuk-e-pengojne-njerezit-e-uck-se,-por-historia-e-uck-se

“Autonomizmi s’e duron UÇK-në, shikojeni presidenten”, ka vendosur si titull të shkrimit të tij Molliqaj, shkruan lajmi.net.

Molliqaj thotë se Osmani po e shmang UÇK-në në çdo rast që i bëhet e mundur dhe po i rikthen problemet e të shkuarës duke injoruar pajtimin tejpartiak për luftën e UÇK-së.

Sipas Molliqajt, për Osmanin më nuk janë pengesë njerëzit e UÇK-së sepse ata janë në Hagë e shumë prej tyre do të shkojnë, por sipas tij Osmanit i pengon historia e UÇK-së.

Kreu i PSD-së nuk është ndalur me kaq. Ai ka shkruar se Osmani e dëmton idenë e lirisë dhe e redukton në ideologji viktimizuese.

“UÇK është provë e vullnetit dhe dijes, prove e subjektit besnik që tejkalon mendësine autonomiste thellë të ngulitur ndër ne. Ndryshe, po e hoqëm UÇK-në, i bie që Kosova u çlirua jo prej vullnetit e ndërgjegjes çlirimtare, por thjesht sepse Millosheviqi e teproi me represion. Kjo është me siguri pasoja, e për bindjen time edhe motivi e qëllimi. Mendja autonomiste ndryshe s’është….”, ka shkruar Molliqaj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Autonomizmi s’e duron UÇK-në, shikojeni presidenten
Vjosa Osmani nuk është në nivelin e detyrës unifikuese të presidentit. Kjo jo vetëm për rolin e saj përçarës politik në të tashmen. Ajo po i rikthen problemet e të shkuarës. Mezi ishte arritur një pajtim tejpartiak që kur flasim për luftën flasim në radhë të parë për UÇK-në. Ajo nuk lë rast pa e shmangur, pa e munguar UÇK-në. Kur UÇK-ja është në akuzë, ajo ka zgjedhur shmangjen, harresën e qëllimshme. Roli i saj revizionist karshi ngjarjes UÇK i shkon fort për shtati liliputëve si Kurti që i flasin tërë jetën historisë, vetëm për t’u bërë vëzhgues i saj në momentin kyq, kur ndalet koha dhe hapet fusha.
Asnjë nga njerëzit e UÇK-së nuk udhëheq me vendin sot. Disa janë në Hagë, me gjasë edhe shumë të tjerë do të shkojnë. Tash që ata s’janë pengesë, është historia e UÇK-së pengesë.
Vjosa Osmani e dëmton idenë e lirisë kur historinë e luftës e redukton në ideologji viktimizuese, sado dhimbje që kemi për viktimat secili prej nesh. Nëse kësaj shoqërie i takon shteti, është kështu sepse ky popull e deshi lirinë. E deshi lirinë më shumë se jetën. UÇK është dëshmi për këtë.
UÇK është provë e vullnetit dhe dijes, prove e subjektit besnik që tejkalon mendësine autonomiste thellë të ngulitur ndër ne. Ndryshe, po e hoqëm UÇK-në, i bie që Kosova u çlirua jo prej vullnetit e ndërgjegjes çlirimtare, por thjesht sepse Millosheviqi e teproi me represion. Kjo është me siguri pasoja, e për bindjen time edhe motivi e qëllimi. Mendja autonomiste ndryshe s’është…. /Lajmi.net/ 

Osmani s’e përmend fare UÇK-në në shkrimin për Betejën e Koshares, kritikohet ashpër nga komentuesit