Mjeku nga Kosova një nga autorët e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna

mjeku-nga-kosova-nje-nga-autoret-e-studimit-per-efektivitetin-e-vaksinave-pfizer-dhe-moderna

Mjeku nga Kosova Dr. Arbër Shehu, është një nga autorët e një studimi për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna.

Shehu u bë pjesë e një studimi për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna kundër hospitalizimit të të moshuarve mbi 65-vjeç. Sipas këtij studimi të kryer nga ECDC, i cili është përfolur mjaft shumë në mediat ndërkombëtare, këto dy vaksina mbrojnë të moshuarit deri në 94 për qind.

Gjermania dhe Italia mbështesin Indinë, së shpejti vendi do të furnizohet me respiratorë
Por edhe pjesëmarrja e Shehut në këtë studim është bërë lajm në Kosovë. Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve, ka thënë se Shehu ka dëshmuar se njerëzit si ai mund t’ia kthejnë shpresën Kosovës.

“Mediat botërore dje raportuan për të dhënat që janë të rëndësishme për tërë njerëzimin. Është kënaqësi e veçantë që në këtë ekip prestigjioz është edhe një anëtar i PRAK Kosova. Arbër Shehu na e dëshmoi se Kosova ka njerëz që mund të ia kthejnë shpresën këtij vendi. Mesazhi më i fuqishëm që vjen nga Arbëri dhe të tjerët si ai, është që të mos i pengojmë. “Vullnetet e ndrydhura” që ata i kanë, mund ti shfaqin edhe në Kosovë. Krenar me ty Arbër”, ka shkruar Kodra.

Edhe deputeti Haxhi Avdyli ka thënë se Shehu ka qenë një nga studentët e shkëlqyr në Kosovë.

“Kur e pata pirë kafen e fundit para nisjes së Arbërit për Amerikë, e besoja që dr Arbëri do arrinte majat e suksesit. Arbër Shehu, student i shkëlqyer,mjek i ri nga Krusha e vogël, babain e zhdukur në luftë, iku në SHBA para 5 viteve për të vazhduar specializimin. Si shkëlqeu këtu me studime edhe atje po shkëlqen. Tani atje është pjesë e instituteve me prestigjioze kërkimore shkencore, dhe së fundi pjesë e studimit më të perfolur për efektivitetin e vaksinave Pfizer e Moderna .Krenar që isha bashkëudhetar në një pjesë të rrugës së tij së drejtë majave të suksesit”, ka shkruar Avdyli.

The post Mjeku nga Kosova një nga autorët e studimit për efektivitetin e vaksinave Pfizer dhe Moderna appeared first on Mesazhi.com.