Mitrovicasi dehet dhe “ua luan policin” dy qytetarëve, arrestohet dhe mbahet në stacion deri në këndellje

mitrovicasi-dehet-dhe-“ua-luan-policin”-dy-qytetareve,-arrestohet-dhe-mbahet-ne-stacion-deri-ne-kendellje

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1 të mesnatës, shkruan lajmi.net.

Një person, duke u prezantuar si “person zyrtar”, ka ndaluar një automjet në të cilin kanë qenë dy viktimat – një mashkull dhe një femër, të dy kosovarë.

Personi i dyshuar e ka ngacmuar seksualisht viktimen femër, ndërsa tutje është arrestuar nga policia.

I njëjti është mbajtur në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi ishte i dehur.

Ky është raporti i policisë:

NGACMIM SEKSUAL /PREZENTIM I RREM

Mitrovicë, 19.10.2021-01:03 . Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti,  duke ju prezantuar si ,, person zyrtar ‘’,  ka ndaluar një automjet në  të cilin ishin dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, këtë të fundit dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht. Me vendim të prokurorit rasti cilësohet si më lartë dhe i dyshuari mbetet në ndalim për gjashtë orë deri në këndellje pasi që i njëjti ishte nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/