Misioni i SHBA-së në NATO: Do t’i qëndrojmë pranë Kosovës në rrugën e saj Euro-Atlantike

misioni-i-shba-se-ne-nato:-do-t’i-qendrojme-prane-kosoves-ne-rrugen-e-saj-euro-atlantike

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO e ka mirëpritur takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel.

Përmes një reagimi në Twitter thuhet se SHBA do të qëndrojë pranë Kosovës teksa vazhdon të ecë në rrugën e saj Euro-Atlantike, transmeton lajmi.net.

”Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, mirëpriti më herët sot, kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin te selia e NATO-s. SHBA do të qëndrojë pranë Kosovës, ndërsa vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj Euro-Atlantike”, thuhet në shkrimin e tyre.

The post Misioni i SHBA-së në NATO: Do t’i qëndrojmë pranë Kosovës në rrugën e saj Euro-Atlantike appeared first on Mesazhi.com.