Mish qengji me hudhër dhe rozmarinë – Receta e të dielës

mish-qengji-me-hudher-dhe-rozmarine-–-receta-e-te-dieles

Mishi i qengjit është padyshim ndër mishrat më të preferuar të konsumatorëve shqiptarë.

Ai gatuhet në mënyra të ndryshme por serviret edhe thjesht i pjekur në furrë.

Disa prej recetave më të mira të mishit të qengjit janë ato me domate por edhe me hudhër dhe kos.

Pjekja e mishit të qengjit është një nga traditat më të hershme dhe të njohura në të gjithë vendin tonë.

Mishi i qengjit është sumë i pasur me vitamina B12 dhe proteina të cilat janë të nevojshme për shëndetin e organizmit,

Përveç vlerave,  mishi i freskët i qengjit është një nga kënaqësitë më të mëdha të gatimit për shijen që jep.

Për të përgatitur këtë recetë ndiqni hap pas hapi udhëzimet e mëposhtme.

Përbërësit:

1 lugë gjelle hudhër të grirë

Një lugë çaji e gjysmë rozmarinë pluhur

Çerek luge çaji kripë

Çerek luge çaji piper të zi pluhur

Një kg mish qengji

Përgatitja

Ndizeni furrën dhe ndërkohë lani dhe pastroni mirë mishin e qengjit.

Në një enë përzieni rozmarinën, hudhrën, kripën dhe piperin.

Brinjët e qengjit vendosini në një pjatancë dhe më pas sigurohuni që t’i lyeni mirë me erëzat.

Lyejeni tepsinë me yndyrë dhe futeni në sobë.

Pasi të piqen servirini duke i spërkatur me pak lëng limoni.

I gatuar në këtë mënyrë, mishi i qengjit merr një shije të mrekullueshme. Ai bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë dhe aromatik.

Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të skuqura e të pjekura, supa. salca dhe djathra të ndryshëm. /Lajmi.net/