Ministrja Haradinaj-Stublla uron popullin e Shtetin e Kuvajtit për Ditën Kombëtare

ministrja-haradinaj-stublla-uron-popullin-e-shtetin-e-kuvajtit-per-diten-kombetare

Në urimin dërguar Ministrit të Jashtëm Sheikh Dr. Ahmed Nasser Al-Mohammed Al-Ahmed Al-Jaber Al-Sabah, shefja e diplomacisë kosovare ka shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në fushat e interesit të përbashkët.

“Kosova e Kuvajti po punojnë që të jenë partnerë dhe aleatë të fortë, në të mirë të popujve edhe shteteve tona, por edhe si bashkëpunëtorë për paqen. Ne e vlerësojmë mbështetjen e përhershme të Kuvajtit për Kosovën dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë.”

“Krahas ndjenjës së thellë të mirënjohjes për Ju dhe vendin tuaj, Ju siguroj edhe për angazhimin maksimal, personal dhe të qytetarëve të Kosovës për forcimin e miqësisë dhe partneritetit me popullin mik të Kuvajtit.”, është shprehur ministrja Haradinaj-Stublla.

Shteti i Kuvajtit e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 11 tetor 2011, ndërsa të dy vendet kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 16 janar 2013. /Lajmi.net/