Ministri serb në Qeverinë e Kosovës merr vaksinën antiCOVID-19 në Kurshumli të Serbisë

ministri-serb-ne-qeverine-e-kosoves-merr-vaksinen-anticovid-19-ne-kurshumli-te-serbise

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka njoftuar se ka marrë sot vaksinën antiCOVID, në Kurshumli në Serbisë.

Jevtiq përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i vjen keq që qytetarët e Kosovës nuk mund të vaksinohen në vendin e tyre.

Ministri, sipas njoftimit është vaksinuar në Shtëpinë e Shëndetit në Kurshumli.

“Është shumë e rëndësishme të vaksionoheni për t’i dhënë goditjen e fundit kësaj pandemie. Më vjen keq që qytetarët e Kosovës nuk po vaksinohen në vendin e tyre”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

The post Ministri serb në Qeverinë e Kosovës merr vaksinën antiCOVID-19 në Kurshumli të Serbisë appeared first on Mesazhi.com.