Ministri i Jashtëm i Izraelit zbulon pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Kosovës në Jerusalem”

ministri-i-jashtem-i-izraelit-zbulon-pllaken-me-mbishkrimin-“ambasada-e-kosoves-ne-jerusalem”

Pas deklaratave ku ai dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e kanë falenderuar e uruar njëri-tjetrin, Ashkenazi e ka zbuluar pllakën me mbishkrimin “Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, Izrael”, raporton Gazeta Express.

Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në shtator. Marrëveshja përfshinte gjithashtu normalizimin midis Izraelit dhe Kosovës dhe që të Kosova dhe Serbia të hapnin ambasadat e tyre në Jeruzalem.

Kosova do të ishte vendi i parë me shumicë myslimane që do ta vendosjte ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, dhe bashkë me Serbinë do të ishin vendet e para evropiane që e bëjnë këtë. Deri tani, vetëm SHBA-ja dhe Guatemala kanë ambasadat e tyre në Jeruzalem. Shumica e vendeve kanë zgjedhur t’i vendosin dhe t’i mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv.