Mikrobiologu Raka merr vaksinën antiCOVID: Mjekët që frikësohen nga vaksina le të kërkojnë profesion tjetër

mikrobiologu-raka-merr-vaksinen-anticovid:-mjeket-qe-frikesohen-nga-vaksina-le-te-kerkojne-profesion-tjeter

Mikrobiologu Lul Raka ka marr sot dozën e parë të vaksinës antiCOVID-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Raka ka thënë se nëse punëtorët shëndetësore hezitojnë me marr vaksinën atëherë duhet të kërkojnë profesion tjetër.

“Unë nuk e kam marrë më herët vaksinën sepse nuk i pata bërë pesë muaj nga infeksioni. Edhe kam dashur që vaksinën ta marrin ata që kanë më së tepërmi nevojë, pra të moshuarit. Mirëpo hezitimi i mjekëve në spitale dhe QKMF-të në krejt Kosovën për me marr vaksinën më shtyu që ta marr vet vaksinën edhe të ju tregoj që vaksina është e sigurt…”, tha Raka.

Ai më tej tha se nëse punëtorët shëndetësor hezitojnë ta marrin vaksinën atëherë ndoshta duhet ta lënë mantelin dhe të kërkojnë profesion tjetër.

Më tej mikrobiologu Raka foli rreth frikës që është në opinion rreth mpiksjes së gjakut.

Ai tha se efekte anësore mund të kenë të gjitha vaksinat por sipas tij nga kjo vaksinë mpiksje e gjakut ka ndodhur katër raste në 1 milion të vaksinuar.

Raka më tej tha se raste më të mëdha të mpiksjes së gjakut janë te duhanpirësit dhe te gratë që përdorin pilula kontraceptivë.

The post Mikrobiologu Raka merr vaksinën antiCOVID: Mjekët që frikësohen nga vaksina le të kërkojnë profesion tjetër appeared first on Mesazhi.com.