MiG-41, Rusia prezanton planet e avionit gjuajtës hipersonik ‘të gjeneratës së gjashtë’

mig-41,-rusia-prezanton-planet-e-avionit-gjuajtes-hipersonik-‘te-gjenerates-se-gjashte’

Megjithse Rusia ka futur në shërbim gjuajtësit e parë anti-radar të vendit SU-57, ajo po prezanton planet e mjetit ajror vrasës të radhës, në formën e ‘Interceptorit të rëndë MiG-41’ të specializuar në luftimin ajër-ajër, transmeton lajmi.net.

Moska nuk është e vetme në avancimin e teklnologjisë së luftës teksa planet për gjuajtësit e gjeneratës së ardhshme po zhvillohej gjithashtu nga SHBA me modelin F-X, dhe Britania me modelin e tyre futuristik Tempest.

Por  MiG-41 pritet të jetë modeli më i rëndë dhe më i rrezikshëm i të treve pasi do të integrojë dizajnin e gjuatësve klasikë të rëndë rusë MiG-25 e MiG-31 duke i përmirësuar me teknologjitë e gjeneratës së re.

MiG-25 ishte krijuar për të vepruar në shpejtësi ekstreme si Mach 3 dhe lartësi deri në 30km, ndërsa MiG-31 nuk ishte i aftë të arrinte shpejtësitë e të parit, por ishte i ngarkuar me radarë e sensorë të fuqishëm për të goditur objektiva në largësi të mëdha. Raketat e tij R-33 mund të  interceptonin jo vetëm avionë por dhe raketa sulmuese në fluturim.

Tashmë prodhuesit rusë thonë se MiG-41 do të mund të fluturojë me shpejtësi hipersonike (8-9 herë më të larta se shpejtësia e zërit) duke fluturuar në kufij të hapësirës, për të kërcënuar satelitët apo avionë të tjerë të hapësirës.

Zhvillimet përfaqësojnë një tendencë në rritje të investimeve për aftësitë në hapësirë të fuqive madhore, me të cilat ato mund të konkurrojnë për luftën e informacionit dhe të satelitëve, duke gjymtuar mjetet e mbikqyrjes apo të komunikimit të “armikut”.

Ata thonë se MiG-41 do të dislokojë gjeneratën e ardhshme të armëve ajër-ajër, si raketa R-37 me rang  400km dhe mbushje luftarake prej 60kg, ndërsa do të ketë sistemet interceptuese të mbrojtjes ajrore që aktualisht përdoren në sistemin e fundit rus tokë-ajër  S-500. /Lajmi.net/