Miftaraj propozon një masë anti-COVID: Të izolohen për 6 muaj liderët e partive

miftaraj-propozon-nje-mase-anti-covid:-te-izolohen-per-6-muaj-lideret-e-partive

Kjo rritje e numrave vjen pikërisht pas fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, ku asnjëra prej partive politike nuk ka respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Sars-COV-2, duke organizuar grumbullime njerëzish, shpesh herë edhe në ambiente të mbyllura.

Lidhur më këtë situatë ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD. Ai thotë se Qeveria duhet të marrë urgjent masa për të parandaluar përhapjen e virusit.

Sipas tij, një ndër masat efektive do të ishte izolimi i liderëve të partive politike e përfaqësuesve të institucioneve për gjashtë muaj.

Ai thotë se e njëjta vlen edhe për Naser Ramadanin dhe Valbon Krasniqin.

“Qeveria urgjent duhet te marr masa per te parandaluar valen e re te COVID-19!

Masat duhet te jene efektive, adekuate dhe te zbatueshme vetem ndaj lidereve te partive politike dhe perfaqesuesve te larte te institucioneve shteterore.

Psh. Nje nder masat duhet te jete qe te njejtit te izolohen per se paku 6 muaj ne shtepite e tyre dhe mos te kene te drejte te dalin ne pubik per ta perhapur virusin. E njejta duhet te vlej edhe per Naser Ramadanin dhe Valbon Krasniqin”, ka shkruar Miftaraj.

Derisa thotë se populli e bizneset duhet të lihen të punojnë e jetojnë lirshëm

Qeveria urgjent duhet te marr masa per te parandaluar valen e re te COVID-19!

Masat duhet te jene efektive, adekuate…

Posted by Ehat Miftaraj on Friday, March 5, 2021