Miftaraj për deputeten e VV-së: Nuk iu kemi akuzuar ne për korrupsion por Prokuroria, ne vetëm kemi raportuar

miftaraj-per-deputeten-e-vv-se:-nuk-iu-kemi-akuzuar-ne-per-korrupsion-por-prokuroria,-ne-vetem-kemi-raportuar

Miftaraj ka shkruar se për deputeten Vrenezi, vetëm është raportuar rasti në fjalë se është e akuzuar për korrupsion, dhe se nuk është akuzuara nga ana IKD e as BetimiperDrejtesi.

“As IKD e as BetimiperDrejtesi, spo te akuzon se je e korruptuar, vetem po RAPORTOJME, se je e akuzuar per korrupsion. Vepra penale e keqperdorimit te detyres zyrtare eshte NANA dhe BABA e veprave penale te korrupsionit.  Vepra penale e keqperdorimit te detyres zyrtare eshte vepra e pare ne kapitullin e veprave penale korruptive ne Kodin Penal te Kosoves”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë:

Deputete Jetmire Vrenezi!

Vepra penale per te cilen te akuzon Prokuroria, hyn ne kuader te veprave penale te korrupsionit.

As IKD e as BetimiperDrejtesi, spo te akuzon se je e korruptuar, vetem po RAPORTOJME, se je e akuzuar per korrupsion. Vepra penale e keqperdorimit te detyres zyrtare eshte NANA dhe BABA e veprave penale te korrupsionit.  Vepra penale e keqperdorimit te detyres zyrtare eshte vepra e pare ne kapitullin e veprave penale korruptive ne Kodin Penal te Kosoves.

Gjykata do te vendos nese je e pafajshme, dhe nese edhe kjo aktakuze hyn ne kuader te aktakuzave politike dhe me porosi.

Pafajesine kerko ne gjykate!  Rastin tend jemi duke e monitoru prej fillimi.  Personalisht, aktakuza ndaj teje me duket jo profesionale, por prape nuk jam UNE e as TI qe vendosim per pafajsine tende.  Eshte gjykata.

E sa i perket perpjekjeve te kota tua dhe te sojit si Ju, per me u ba redaktor te shkrimeve ne IKD dhe BetimiperDrejtesi, kot e ke ti, sikurse e kane pasur kot edhe shume para teje.

IKD dhe BetimiperDrejtesi kane pervoje te gjate me komandanta, me njerez te fuqishem nga politika ne 13 vitet e fundit,  ku jane mundu me na korigju, me na friku, me kercenu, me na sha, ofendu, e cka mos.  Thjeshte i kemi injoru.

E nderuara deputete, fatin  e njejte do ta kesh edhe ti.