Michel: Liderët e BE të gatshëm të bashkëpunojnë më ngushtë në fushën e mbrojtjes

michel:-lideret-e-be-te-gatshem-te-bashkepunojne-me-ngushte-ne-fushen-e-mbrojtjes

“Ne duam të rrisim investimet në mbrojtje, aftësitë civile dhe ushtarake, si edhe gatishmërinë operacionale”, tha Michel për shtypin pas videokonferencës së udhëheqësve, raporton ATSh.

Në vitet e fundit, BE është përpjekur të koordinohet më ngushtë për çështjet e sigurisë.

Qëllimi kryesor është një autonomi më e madhe strategjike, duke lejuar Europën të projektojë interesat dhe vlerat e saj në një skenë botërore, ku Shtetet e Bashkuara duket se po tërhiqen, ndërsa Kina dhe Rusia po bëhen më këmbëngulëse.