Merkel: Duhen disa muaj për krijimin e certifikatës së vaksinave

merkel:-duhen-disa-muaj-per-krijimin-e-certifikates-se-vaksinave

“Komisioni Europian tashmë ka bërë disa punë teknike paraprake, por do të duheshin edhe tre muaj për të zhvilluar një çertifikatë të tillë dixhitale”, tha ajo, raporton ATSh.

“Kjo mund të hedhë bazën për udhëtimet e shtetasve të vendeve të treta në bllok”, shtoi kreu i qeverisë federale gjermane.

Merkel theksoi, gjithashtu, se për shkak të mutacioneve të virusit, vendet duhet të jenë të përgatitura për të kryer vaksinimet antiCOVID-19 për shumë vite në vazhdim.