Merkel dhe Macron kërkojnë vigjilencë përballë COVID-19

merkel-dhe-macron-kerkojne-vigjilence-perballe-covid-19

“Ne nuk mund të sillemi sikur epidemia e COVID-19 ka kaluar”, theksoi Angela Merkel në një konferencë shtypi para një darke pune në berlin me presidentin francez.

Bëhet fjalë për një prej takimeve të tyre të fundit para largimit nga pushteti në vjeshtë të kancelares pas 16 viteve në drejtim.

“Kur shikoj stadiumet e mbushura në pjesën tjetër të Evropës, ndjehem pak skeptike”, theksoi ajo, duke iu referuar Hungarisë së drejtuar nga nacionalisti, Viktor Orban, i vetmi vend organizator i kompeticionit që nuk ka vendosur asnjë masë në stadium për këtë Euro2020.

I pyetur në lidhje me rreziqet e mundshme që lidhen me gjysmëfinalet dhe finalet që do të luhen në Wembley në Britaninë e Madhe ku varianti Delta ka shkaktuar një rritje të infeksioneve, Emmanuel Macron premtoi një “situatë vigjilence të madhe”

Kreu i shtetit francez është udhëheqësi i parë i huaj që është ftuar në kryeqytetin gjerman këtë vit, për shkak të krizës shëndetësore.

Objektivi i takimit është përgatitja e takimit të Këshillit Evropian më 24-25 qershor kur pritet të diskutohet për zhvillimin e pandemisë, tensionet me Turqinë dhe Rusinë por gjithashtu dhe rimëkëmbjen ekonomike.