Mendoni para se të gjykoni

mendoni-para-se-te-gjykoni

Mjeku me ngut hyri në spital  pasi qe thirrur për një rast urgjent. Iu përgjigj thirrjes sa më shpejt që mundi, ndërroi rrobat dhe shpejtoj eci drejt bllokut të operacionit.

Në rrugë e sipër duke ecur me shpejtësi drejt sallës së operacionit ku e prisnin me padurim,  e vërejti babanë e pacientit, i cili menjëherë filloi të bërtiste, “Pse u vonove kaq gjatë? A e di që djali im është në rrezik? A nuk ke fare ndjenja përgjegjësie?”

Mjeku i buzëqeshi dhe i tha: “Më falni,  nuk isha në spital, dhe erdha sa më shpejt që munda  pasi mora thirrjen, qetësohuni ashtu që të mund ta kryej punën time”.

“Qetësohu?! A do të qetësoheshit sikur tani djali juaj të ishte në këtë dhomë tani? Nëse do të vdiste djali juaj duke e pritur për mjekun, çfarë do të bënit?? ”  – i tha babai i inatosur.  Mjeku buzëqeshi përsëri dhe u përgjigj: “Me lejen e Allahut ne do ta bëjmë më të mirën e mundur, prandaj qetësohuni dhe lusni Zotin për shëndetin e të birit!”

Babai murmuriti, “lehtë është të japësh këshilla kur nuk bëhet fjalë për fëmijën tënd.”

Operacioni i djalit zgjati disa orë, pas së cilës mjeku gëzueshëm doli nga salla e operacionit. “Falënderimi I takon Allahut, djali juaj është mirë!” Dhe para se të thotë prindi i djalit diçka, shtoi: “Nëse keni ndonjë pyetje, drejtohuni motrës medicinale! “

“Pse është kaq arrogant? Nuk mund të pres disa minuta të ma tregojë gjendjen e tim biri!”, tha prindi, ndërsa nga salla u paraqit motra.
Motra iu përgjigj pyetjes së tij me lotë në sy, “Djali i mjekut dje ndërroi jetë dhe ai ishte në varrim kur ne e morëm në telefon për rastin e birit tënd. Tani pasiqë mbaroi operacioni  shkoi ta përfundojë varrimin e të birit”

Morali: Asnjëherë mos gjykoni askënd, sepse nuk e dini nëpërmjet çfarë problemesh është duke kaluar.

Përktheu: Lutfi Muaremi
[[email protected]]