Memli Krasniqi: VV po i rrahë qytetarët – nuk bashkëpunojmë me parti të dhunës

memli-krasniqi:-vv-po-i-rrahe-qytetaret-–-nuk-bashkepunojme-me-parti-te-dhunes

Gjatë prezantimit të programit të Rimëkëmbjes në Klan Kosova, nënkryetari I PDK-së, Memli Krasniqi deklaroi se VV aktualisht udhëheqë me dy komuna dhe kryetarët e tyre po i rrahin edhe fizikisht qytetarët e tyre.

“Vetëm javën e fundit ju e keni pasë Agim Bahtirin dhe Shpejtim Bulliqin duke i rrahë fizikisht qytetarët e komunave që i përfaqësojnë. Nuk ka mundësi me pasë bashkëpunim me një parti të dhunës. Ata e kanë gabu profesionin”, tha Krasniqi i cili në listën e PDK në këto zgjedhje mbanë numrin.

Ai tha se VV e Albin Kurti nuk kanë kurrëfarë oferte politike për qytetarët.

“E para s’kanë ofertë politike. E dyta flasin në emër të qytetarëve thua se nuk kanë qytetarët vullnet të lirë. E treta kanë fillu edhe me i rreh publikisht në fushatë zgjedhore. Sot i keni videot e Shpejtim Bulliqit duke e sulmu në ambullantë qytetarin pse kinse ia ka nxanë rrugën. Ose Agim Bahritin që e shanë me nanë një qytetar që dëshiron veç pyetje me i ba Albin Kurtit. E me këta njerëz, jo që s’ka hapësirë bashkëpunimi, por është e pamundshme me mendu. Pa ndërru mendësia e tyre, totalisht, as që diskutohet”, tha Krasniqi.