Mediat ndërkombëtare raportojnë për fitoren e VV-së

mediat-nderkombetare-raportojne-per-fitoren-e-vv-se

Kosova ka mbajtur zgjedhjet e pesta parlamentare pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Shumë media ndërkombëtare kanë raportuar për zgjedhjet në vendin tonë duke iu referuar exit-poll si dhe rezultateve të para të publikuara të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Reuters shkruan se “partia anti-establishment, Vetevendosje parashikohet të fitojë në zgjedhjet parlamentare të së dielës, tregoi një sondazh”.

“Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është në rrugën e duhur për të fituar zgjedhje të parakohshme në një rikthim që mund të përkeqësojë marrëdhëniet tashmë të tensionuara me Serbinë”, shkruan gazeta amerikane Bloomberg.

“Sipas një sondazhi të dalë, partia anti-korrupsion, Vetëvendosje, ka fituar zgjedhjet në Kosovë”, shkruan medium evropian, Euronews.

Gazeta gjermane, welt.de ka shkruar se qytetarët e shtetit më të ri të Evropës votuan për ndryshimin më qartë se kurrë. Lëvizja Vetëvendosje nën udhëheqësin e saj karizmatik, Albin Kurti ka premtuar të luftojë keqmenaxhimin dhe korrupsionin.

“Ata i japin një fitore të qartë – edhe pse më pak se sa parashikuan sondazhet e mëparshme – për Vetëvendosjen (Vetëvendosje), një parti nacionaliste e krahut të majtë e rritur nga vota e të rinjve”, shkruan gazeta spanjolle, El Pais.

Ndryshe, shumë exit-poll si dhe rezultatet e para të KQZ-së, Vetëvendosja prin në garë e ndjkekur nga PDK dhe LDK.

The post Mediat ndërkombëtare raportojnë për fitoren e VV-së appeared first on Mesazhi.com.