“Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!”

“me-gjeti-belaja,-e-ti-je-me-meshiruesi-nder-meshiruesit!”

Edhe pse i Dërguari i Zotit Ejubi a.s. ishte i sëmurë 18 vite të plota, të gjithë u larguan nga ai, por ai nuk kërkoi nga Zoti ta shëroj.

Secili nga ne, në një situatë të tillë do të lutej ditë e natë që Allahu ta shëroj.

Megjithatë, Ejubi a.s. i sëmurë rëndë, e luti Allahun ti ndihmoj më një lutje të shkurtë: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” (Enbija 83)

Nuk tha: “Më shëro! Zgjidhjen dhe daljen nga sëmundja e la në dorë të Allahut. Që do të thotë: Zoti im, nëse është e mirë për mua që akoma të jem i sëmurë, le të jetë ashtu. Do të jem i durueshëm dhe i kënaqur me vendimin Tënd!

Dhe nëse ka ardhur koha që sprova ime të kaloj, atëherë mua më ka gjetur belaja! Zoti im, vendos Ti se çka është më e mirë për mua.

Andaj, kur të lutemi, duhet të kërkojmë  nga Allahu xhs.sh. atë çka është më e mira dhe Zoti e di se çka është më e mirë për zgjidhjen e problemeve tona.

Të jemi të durueshëm dhe mirënjohës. Nuk jemi ne më të mirë se Ejubi a.s., nëse ai mundi të durojë 18 vite, mund  edhe ne të durojmë një periudhë. (Saudin Cokoja)

Përshtati: A. D. Islampress