Më 11 shkurt, seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

me-11-shkurt,-seanca-e-radhes-ndaj-thacit,-veselit,-selimit-e-krasniqit

Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është bërë e ditur se me 11 shkurt, me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi
i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Së fundmi, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse për lirimin me kusht të katër të akuzuarve.

The post Më 11 shkurt, seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit appeared first on Mesazhi.com.