Mbyllet procesi i votimit në Qendrat Korrektuese të Kosovës, votojnë 774 të burgosur

mbyllet-procesi-i-votimit-ne-qendrat-korrektuese-te-kosoves,-votojne-774-te-burgosur

Në 10 institucione korrektuese të drejtë vote patën 774 të burgosur.

Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi, teksa tregoi se votimi është mbyllur minuta më parë.

“Minuta më parë ka përfunduar procesi zgjedhor nëpër të gjitha institucionet korrektuese. Ne këtë proces zgjedhor të drejtë vote kanë pasur 1 mijë e 134 votues, kanë votuar gjithsej 774 persona ndërsa 256 të burgosur kanë refuzuar të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për votim. I gjithë procesi ka ecur mirë dhe nuk ka pasur ndonjë parregullsi”.

“Qendrat e votimit janë mbyllur më herët për shkak të numrit të vogël të votuesve”, tha Gashi.