Mbi dy mijë të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

mbi-dy-mije-te-vdekur-nga-koronavirusi-ne-kosove

Që nga 13 marsi kur janë konfirmuar dy rastet e para pozitive, numri i të infektuarve ka shkuar në 105 mijë e 535 raste nga 539 mijë e 710 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 160 raste të reja, ndërsa janë shëruar 415 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 95 mijë e 45 raste, kurse numri i rasteve aktive është tetë mijë e 307.