Mbi 6 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

mbi-6-mije-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove

Që nga marsi kur u paraqiten rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 59 mijë e 931 raste nga 231 mijë e 094 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 6 mijë e 231.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 260 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 mijë e 208 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.686 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 1 rast (77 vjeç), Malishevë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Shtime 1 rast (82 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç)”, ka njoftuar dje IKSHPK.. /Lajmi.net/