Mbi 30 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Kinë

mbi-30-njerez-te-vdekur-nga-permbytjet-ne-kine

Përmbytjet e mëdha në provincën Henan të Kinës qendrore kanë prekur 3 milionë njerëz dhe kanë lënë së paktu 33 të vdekur, thanë autoritetet lokale të enjten.

Sipas tyre, reshjet e rrëmbyeshme kanë derdhur shiun e një viti brenda tre ditësh në qytetin Zhengzhou.

Përmbytjet kanë shkaktuar valë të mëdha uji nëpër rrugë, tunele dhe sistem të metrosë.

Shirat janë duke vazhduar edhe sot, duke i penguar operacionit e shpëtimit dhe pastrimit.

Pamjet nga Zhengzhou kanë treguar njerëz të bllokuar brenda trenave të metrosë, me ujë deri në qafë.

Qindra prej tyre janë nxjerrë të gjallë nga ekipet e shpëtimit.

Kjo është një periudhë e zakonshme me shi në Kinë dhe përmbytjet ndodhin çdo vit.

Por, shkencëtarët kinezë thonë se ngrohja globale e ka bërë situatën më të rrezikshme dhe paralajmërojnë se moti ekstrem mund të bëhet më i shpeshtë në të ardhmen. /rel

The post Mbi 30 njerëz të vdekur nga përmbytjet në Kinë appeared first on Mesazhi.com.