Mbi 22 mijë kosovarë u vaksiniuan kundër COVID-19

mbi-22-mije-kosovare-u-vaksiniuan-kunder-covid-19

Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët në Komunën e Prishtinës se në Qendrën e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë nuk do të ketë vaksinime kundër COVID-19 gjatë ditëve të fundjavës dhe në ditët në vijim, me që, dozat e parapara për vaksinim në këtë qendër të vaksinimit, janë dhënë që të gjitha.

Vaksinimi në këtë qendër do të fillojë kur të arrijnë doza të tjera, derisa në ato komuna (QKMF) ku ka ende doza të pa administruara, vaksinimi do të vazhdojë ditët në vijim, deri në dhënien e të gjitha dozave në dispozicion.

Deri tani, me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca janë vaksinuar 22.096 persona nga 24 000 dozat e para të marra përmes mekanizimit COVAX.

The post Mbi 22 mijë kosovarë u vaksiniuan kundër COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.