Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

mbi-11-mije-raste-aktive-me-covid-19-ne-kosove

Gjendja pandemike në Kosovë vazhdon të jetë serioze, kurse umri i rasteve të reja të infektimit me COVID-19 si dhe i viktimave mbetet ende i lartë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan 8 viktima dhe 356 raste të reja me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë mbi 103 mijë kosovarë u preken nga ky virus, ndërsa 2 mijë e 18 prej tyre vdiqën.

Numri i të shëruarve kalon mbi 90 mijë, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 34.

Sipas raportit të IKSHPK, për ditën e premte numri total i rasteve pozitive është 103,480 raste nga 514,482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,118 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

The post Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.