Mbi 100 prokurorë e gjykatës do të ndjekin procesin zgjedhor në Kosovë

mbi-100-prokurore-e-gjykates-do-te-ndjekin-procesin-zgjedhor-ne-kosove

Përgjatë këtyre veprimtarive janë regjistruar edhe incidente të përcjella me gjuhë të ashpër politike.

Autoritetet e sigurisë thanë se po bëjnë përgatitjet për të siguruar zgjedhje të drejta dhe të lira ndërsa organizatat vëzhguese bën thirrje për fushatë të qetë.

Ndonëse fushata zgjedhore fillon të mërkurën dhe do të zgjasë 10 ditë, partitë politike janë hedhur në parafushatë të gjerë që nga rrëzimi i qeverisë Hoti.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë janë bashkërenduar për të siguruar zgjedhje të lira dhe demokratike. Mbi 100 prokurorë dhe gjykatës do të jenë kujdestarë në ditën e zgjedhjeve ndërsa policia ka përgatitur një plan të posaçëm të veprimit. /Lajmi.net/