Mbi 1 mijë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

mbi-1-mije-te-vdekur-nga-covid-19-ne-kosove

Që nga 13 marsi kur janë paraqitur rastet e para, numri total i rasteve pozitive është 60 mijë e 500 raste nga 235 mijë e 724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52 mijë e 621 raste.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 6 mijë e 376.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç)”, ka njoftuar sot IKSHPK. /Lajmi.net/