Mbërrijnë në Maqedoni 10.530 vaksina Pfizer

mberrijne-ne-maqedoni-10.530-vaksina-pfizer

Këto vaksina janë siguruar përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e vaksinës anti-Covid-19.

Bëhet fjalë për 10.530 doza të vaksinës “Pfizer”, të cilat nga e mërkura do të shpërndahen në pikat e vaksinimit në vend, ku vaksinimi po zhvillohet në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Imunizimit të Popullsisë, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.