Matoshi dyshohet të jetë infektuar me COVID-19, flet njëri nga deputetët që ishte ulur afër saj

matoshi-dyshohet-te-jete-infektuar-me-covid-19,-flet-njeri-nga-deputetet-qe-ishte-ulur-afer-saj

Madje nëpër ulëset e deputetëve nuk ka fare distancë e të njëjtit po ulen si në legjislaturat e kaluara.

Disa prej tyre mbrëmë kishin vendosur maska, e disa të tjera nuk mbanin as atë.

E këtij virusi nuk i shpëtuan as shumë prej deputetëve në të kaluarën. Burime të lajmi.net brenda IKSHPK-së bën të ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi është infektuar me virusin SARS CoV-2.

Pavarësisht kësaj Adriana Matoshi ishte prezent mbrëmë në sallën e Kuvendit të Kosovës ku po bëhej votimi për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Madje për Matoshin u tha se e njëjta kishte lëshuar sallën pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por që një gjë të tillë e mohoi vetë Matoshi.

Ajo e mohoi kategorikisht që është infektuar me virusin COVID-19, e tha se për këtë ka edhe testin me rezultat negativ.

“Jo nuk është e vërtet, e kam bo testin, dy here, kom dal negativ. Vetëm jam e ftohur. Më 27 kam filluar një film dhe e kam bërë testin para se me ja nis sepse e kemi obligim, kam dalur negativ. Mirëpo gjatë xhirimeve jam ftohë e kom një koll. Më datë 2 prill e kam bërë testin prapë edhe kam dal negativ prapë.  Dhe ditën e parë të seancës kam marrë infuzion edhe tashmë jam më mirë, më është larguar pak kolli. Ndoshta më kanë dëgjuar duke u kollitur. Por nuk është e vërtetë s’jam me COVID”, tha Matoshi.

E deputeti që ishte ulur afër Adriana Matoshit është Fitim Uka. Uka madje publikoi edhe një fotografi të realizuar me Matoshin mbrëmë ku thoshte se po i pëlqen më shumë teatri i parlamentit.

I kontaktuar nga lajmi.net, Uka deklaroi se nuk ka ndonjë simptomë të infektimit me COVID-19 edhe pse tha se ishte mjaftë afër Matoshit.

“Unë jom dal edhe në fotografi me Adrianën, po të tregoj drejt po Adriana na ka tregu edhe testin që është negativ edhe nuk kom pas ndonjë simptomë. Armendi mundet definitivit përmes syve se neve tjerëve se di. Ne nuk arrijmë me e kuptu. Ndoshta është mirë me e pyet ndoshta atë”, tha shkurt Uka.

Pavarësisht kësaj burime të lajmi.net bëjnë të ditur se disa prej deputetëve të cilët patën kontakt me Adriana Matoshin tashmë kanë filluar të kenë simptoma ku dyshohet të jenë prekur me virusin SARS CoV-2.

Ulur në krahun tjetër të Adriana Matoshit ishte edhe deputetja Doarsa Kica, e cila është për herë të parë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Duhet përkujtuar që seanca që po zhvillohej mbrëmë për zgjedhjen e presidentit u ndërpre për shkak se në kutinë e votimit ishin vetëm 79 vota, numër ky jo i mjaftueshëm për zgjedhjen e presidentit të ri.

Pas dy tentimeve në raundin e parë seanca u ndërpre për t’u vazhduar sot me fillim nga ora 17:00.

Në rast të infektimit të ndonjë prej deputetëve të Vetëvendosjes me COVID-19, Vjosa Osmanit veçse i keqësohet situata për sigurimin e votave në kandidimin e saj për presidente./Lajmi.net/