Masat anti-COVID: Policia vazhdon kontrollet në tërë Kosovën

masat-anti-covid:-policia-vazhdon-kontrollet-ne-tere-kosoven

Policia nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka bashkangjitur edhe disa fotografi, thotë se qëllimi primar i tyre vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë, e cila reflekton në interes të shëndetit publik, shkruan lajmi.net.

Ndryshe, masat restriktive të qeverisë Kurti do të jenë në fuqi deri nesër.

Nesër po ashtu MSH pritet të bëj të ditura masat e reja, në të cilat do të bëhet hapja e gastronomisë si dhe pritet vendim i ri për orarin e lëvizjes. /Lajmi.net/