Masat anti-COVID: Policia në kontrolle të rrepta në tërë Kosovën

masat-anti-covid:-policia-ne-kontrolle-te-rrepta-ne-tere-kosoven

Policia ka publikuar fotografi nga kontrollet që janë bërë nëpër komuna të ndryshme sonte,  teksa ka apeluar për respektim të masave, shkruan lajmi.net.

“Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik”, shkruhet në komunikatë.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek qytetarët për respektim të masave AntiCovid.

Patrullat policore angazhohen gjithandej vendit në çdo kohë, duke kryer detyrat policore dhe duke u angazhuar për të zbatuar ligjet e vendit.

Zbatimi i Ligjit AntiCovid-19 nga policia është një detyrë sa ligjore aq edhe humane, andaj apelojmë tek qytetarët të respektohen dispozitat ligjore dhe vendimet e institucioneve të vendit në të mirë të shëndetit publik!. /Lajmi.net/