Masakra e Lybeniqit, krimi që prokurorët serbë “hetuan” në Kosovë

masakra-e-lybeniqit,-krimi-qe-prokuroret-serbe-“hetuan”-ne-kosove

Qysh nga paslufta familjarët e mbi 80 viktimave të masakruar në Lybeniq të Pejës, kërkojnë drejtësi për familjarët e tyre të vrarë.

Por, të gjithë mekanizmat e drejtësisë në Kosovë, përfshirë UNMIK-un, EULEX-in dhe Prokurorinë e Kosovës për krime lufte kanë dëshpëruar familjarët e viktimave.

Këto organe, lejuan prokurorët serbë të vijnë në Kosovë në emër të hetimit të masakrave në Lybeniq, duke dhënë në gjykatat e Serbisë një dënim qesharak në vitin 2014.

E as ky vendim i organeve serbe të gjyqësisë nuk është zbatuar, pasi Gjykata e Apelit kishte kërkuar ri-gjykim për grupin ushtarak Çakajt, që kishin kryer krimin makabër në Lybeniq të Pejës.

The post Masakra e Lybeniqit, krimi që prokurorët serbë “hetuan” në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.